'Do të ishte bukur të luanim në finale', Allegri: Vlahovic mund të jetë titullar

'Do të ishte bukur të luanim në finale', Allegri: Vlahovic mund të jetë titullar

17:02, 12/04/2023

 

Shorti i çerekfinaleve të Europa League i rezervoi Juventusit një përballje me Sportingun e Lisbonës. Një sfidë delikate për bardhezinjtë që kërkojnë të shkojnë sa më lartë në këtë kompeticion dhe në Torino kërkojnë të krijojnë menjëherë avantazh që në sfidën e parë. Për Allegrin ka edhe rikthime të rëndësishme në skuadër dhe këtë gjë e konfirmon vetë tekniku bardhezi në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide.

“Në 11 ndeshje e fundit, Sportingu ka fituar 7 dhe ka barazuar 4. Ka fuqi dhe teknikë. Në vitin 2021 ka fituar titullin në Portugali pas 19 vitesh dhe ne duhet ta respektojmë. E dimë që nesër do të jetë hapi jonë i parë i rëndësishëm për të kërkuar më pas kalimin e turit në Lisbonë.”

GJENDJA E LOJTARËVE- “Alex Sandro dhe Vlahovic do të jenë në dispozicion. De Sciglion shpresoj ta kem për sfidën ndaj Sassuolos. Dusan do të jetë në dispozicionin tonë dhe mund të luajë 90 minuta. Pogba do të grumbullohet për të luajtur nesër. Një fakt i rëndësishëm është se ka bërë disa stërvitje me skuadrën pa asnjë ndalesë.

SKUADRA- “Skuadra është e qetë. Ndonjëherë ndodhin gjëra në fushë dhe skuadra reagon. Edhe ne kemi gjak në vena dhe jo ujë. Kjo gjë nuk e justifikon atë që ka ndodhur në ndeshjen ndaj Interit. Në Itali shpesh sjelljet dhe fjalët e gabuara marrin vëmendjen kryesore. I pari që ndihet i keqardhur është Cuadrado.”

SPORTINGU- “Do të ishim të çmendur nëse do të nënvlerësonim Sportingun. Ata kanë eliminuar Arsenalin. Në raport me vitin 2017 skuadra ka më shumë eksperiencë, më shumë teknikë dhe forcë. Është një çerekfinale e Europa League dhe në Europë të gjitha ndeshjet janë të vështira

OBJEKTIVI EUROPA LEAGUE- “Të fitosh një kompeticion është shumë e vështirë. Është gjithmonë diçka e jashtëzakonshme. Europa League është një kompeticion i rëndësishëm me skuadra të forta. Të rikthehemi për të luajtur një finale do të ishte një sukses i bukur. Fillimisht mungojnë edhe katër ndeshje, kështu që t’i marrim një nga një”, tha ndër të tjera Allegri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco