Italia prezanton kandidaturën për organizimin e “EURO 2032”, e sfidon Turqia

Italia prezanton kandidaturën për organizimin e “EURO 2032”, e sfidon Turqia

16:55, 12/04/2023

Italia është kandidate zyrtare për të organizuar Kampionatin Evropian të futbollit në vitin 2032.

Lajmin e ka bërë të ditur UEFA përmes një komunikate, e cila e konfirmoi kandidimin e Britanisë së Madhe dhe të Irlandës për vitin 2028.

Image

Ndërkohë, Turqia e shfaqi kandidaturën për dy Evropianë, për Euro 2028 dhe për 2032.

UEFA i ka falënderuar të gjitha Federatat që i dërguan dokumentacionet e tyre, ndërsa në muajt e ardhshëm, administrata e UEFA-s do t’i vlerësojë secilën ofertë, në bashkëveprim me Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do të votojë për vendimin final që do të merret në muajin tetor për të drejtën e organizimit të këtyre dy Kampionateve Evropiane.

Siç dihet, Evropiani 2024 do të zhvillohet në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco