‘Milani rilindi falë tre futbollistëve’

‘Milani rilindi falë tre futbollistëve’

16:30, 12/04/2023

Milani luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Kuqezinjtë presin Napolin në “San Siro” në çerekfinalen e parë të Champions League.

Atmosfera është fantastike, stadiumi do të jetë i tejmbushur dhe të gjithë po e presin me emocione këtë përballje të zjarrtë.

Trajneri i kampionëve të Italisë, Stefano Pioli, tregon dhe momentin që ndodhi kthesa e Milanit.

“Ndryshimi për mirë ndodhi në janarin e vitit 2020, falë Ibrahimovic, Kjaer dhe Saelemaerkers. Nisëm të përmirësoheshim në aspektin teknik dhe karakterial.

Ibra nuk është një futbollist normal. Ai është një kampion, një model, një pikë referimi për një grup të ri si i yni. Ai ka qenë një mbështetje e madhe edhe për mua e stafin teknik.

Nga cilët trajnerë frymëzohem? Guardiola dhe Ancelotti janë trajnerët më të mirë në botë. Unë ndjek me kënaqësi edhe Mikel Artetën e Arsenalit”, theksoi trajneri i Milanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco