Sherr në stërvitjen e Juventusit, bardhezinjtë mund t'ia mbyllin derën përgjithmonë Kampionit të Botës

Sherr në stërvitjen e Juventusit, bardhezinjtë mund t'ia mbyllin derën përgjithmonë Kampionit të Botës

13:17, 12/04/2023

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka debatuar me argjentinasin Leandro Paredes në stërvitje dhe për t'i bërë gjërat edhe më keq, konflikti i ndjekur nga më shumë se 300 tifozë ka vazhduar në dhomën e zhveshjes.

 

Mediat në Itali shkruajnë se më shumë se 300 tifozë të Zonjës së Vjetër kanë ndjekur stërvitjen e Juventusit dhe se ky lloj sherri ka qenë krejtësisht io panevojshme dhe siç shtohet, konflikti ka vazhduar edhe në dhomën e zhveshjes pasi ata janë larguar nga fusha.

 

“Gazzetto dello Sport” raporton se arsyeja e konfliktit është se argjentinasi është shumë i pakënaqur me minutat e lojës në klubin italian, ndonëse erdhi si një përforcim i madh nga PSG dhe pritej të merrte kontrollin e mesfushës së Zonjës së Vjetër. Megjithatë, ai nuk arriti ta tregonte veten dhe Allegri e përdor minimalisht në fushë.

 

Lidhur me këtë, mediat në Itali shtojnë se Juventusi me gjasë nuk do ta blejë kartonin e lojtarit argjentinas në fund të sezonit, pasi nuk e kanë atë detyrim në klauzolë, pasi nuk u kualifikuan në fazën eliminatore të Champions League, që ishte kushti për të cilin do të duhej ta blinin 28 vjeçarin.

 

Paredes e filloi karrierën në radhët e Boca Juniors, për të cilin luajti nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe më pas u bë lojtar i Romës. Ai luajti në huazim te Empoli dhe Chievo dhe më pas në vitin 2017 shkoi te Zenit për 23 milionë euro.

 

Ai qëndroi atje deri në vitin 2019, kur PSG i pagoi 40 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco