I zemëruar me Guardiolën, por me veprimin e fundit Cancelo tregoi respekt të madh për City-n

I zemëruar me Guardiolën, por me veprimin e fundit Cancelo tregoi respekt të madh për City-n

11:03, 12/04/2023

Joao Cancelo ishte i vetmi lojtar i sharë nga Etihad Stadium mbrëmë në çerekfinalen e Champions League mes Manchester City dhe Bayern Munich.

Cancelo luajti dhjetë minutat e fundit të ndeshjes në Etihad dhe mori vërshëllima të shumta nga tribunat e Etihad. Arsyeja sigurisht është se Pep Guardiola e dërgoi në huazim te Bayerni pas një debati që kishin në stërvitje.

Debati ka ndodhur në stërvitjen para ndeshjes së Kupës kundër Arsenalit, kur mbrojtësi portugez mësoi se nuk do të ishte titullar. I pakënaqur me vendimin e trajnerit, ai reagoi me inat dhe kërcënoi se do të largohej, pas së cilës Guardiola i tha se ishte i lirë të zgjidhte një klub të ri dhe ai e përmbushi "premtimin" e tij disa ditë më vonë kur iu bashkua Bayern.

Megjithatë, me një lëvizje para ndeshjes, Cancelo tregoi se ka respekt të madh për Cityn.

 

Cancelo, i cili ka një kontratë me Qytetarët deri në verën e vitit 2027, me mbërritjen e tij në Etihad u drejtua për në dhomën e zhveshjes dhe rrugës për atje ai shmangu stemën e Cityt për të mos shkelur mbi të.

Kjo lëvizje e gëzoi UEFA-n, e cila e publikoi videon në llogarinë e Champions League në Twitter me vetëm një fjalë të shkruar – respekt.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco