Qeni bën për 'ujë të ftohtë' lojtarin e West Ham, pamjet e ‘arratisjes’ së tij janë gazmore

Qeni bën për 'ujë të ftohtë' lojtarin e West Ham, pamjet e ‘arratisjes’ së tij janë gazmore

14:28, 11/04/2023

Futbollisti i West Ham, Maxwell Cornet ka marrë vëmendjen e publikut britanik pasi shoku i tij i skuadrës ka postuar një video gazmore në rrjetet sociale.

Cornet ishte në parkingun përballë qendrës stërvitore së bashku me disa shokë të skuadrës dhe një nga miqtë e futbollistit të West Ham i solli qenin e tij, i cili nuk ishte i lidhur me zinxhir.

Megjithatë, Cornet duket qartë se ka frikë nga qentë, ndaj shokët përdorën kafshën që ai mos t’i afrohej makinës së tij. Pasi vendosi t'i afrohej automjetit, qeni filloi të vraponte drejt lojtarit të kombëtares së Bregut të Fildishtë, i cili u tremb dhe filloi të vraponte nga paniku.

Cornet u përpoq të hynte në qendrën stërvitore të West Hamit, por u zhgënjye kur kuptoi se dera ishte e mbyllur.

Qeni e arriti, por doli që ai thjesht donte t’i thoshte mos ki frikë dhe menjëherë u kthye te pronari i tij.

Cornet mbërriti te West Ham në fillim të këtij sezoni nga Burnley për 20 milionë euro dhe deri më tani ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat në të cilat ka dhuruar pesë asistime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco