Zbulohet sherri mes Mancinit dhe Balotellit, magazinieri shmangu përdorimin e duarve

Zbulohet sherri mes Mancinit dhe Balotellit, magazinieri shmangu përdorimin e duarve

14:08, 11/04/2023

Ish-magazinieri i Manchester City-t, Les Chapman ka rrëfyer një prapaskenë mjaft interesante mes Roberto Mancinit dhe Mario Balotellit. Dy italianët u përfshinë në një sherr shumë të ashpër në dhomat e zhveshjes, që për pak mund të kishte përfunduar në përdorimin e duarve.

“Mancini hyri shumë i nervozuar në dhomat e zhveshjes dhe lëshoi një shishe në drejtim të Balotellit, por ai uli kokën me shpejtësi dhe i shpëtoi goditjes. Shkuan gati në përplasje fizike dhe mu desh të hyja mes të dyve, që të mos i lejoja të përdornin duart. Debatuan gjatë në italisht dhe nuk kuptova asgjë çfarë u tha, por di që ai sherr mund të kishte përfunduar shumë rëndë.

Image

Duke folur për sulmuesin italian, ish-magazinieri i Manchester City-t tregon atë që mendonin të gjithë për të: Ishte shumë i talentuar, por nuk ka për të qenë kurrë një futbollist skuadre. Asisti për Agueron në ndeshjen e fundit të Premier League, që i siguroi City-t titullin, do të mbetet i vetmi gjest i tij në ndihmë të ekipit”, shprehet Les Chapman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco