Xavi i përgjigjet brohoritjeve në Camp Nou për Lionel Messin

Xavi i përgjigjet brohoritjeve në Camp Nou për Lionel Messin

13:41, 11/04/2023

 

Minuta e 10-të në “Camp Nou” këtë të hënë në mbrëmje: brohoritjet "Messi, Messi" u dëgjuan në kor nga mbështetësit katalanas. Një fenomen që ka ndodhur edhe javën e kaluar gjatë El Clasico-s (0-4) . Një mënyrë për të tërhequr edhe më shumë vëmendjen e kampionit argjentinas të botës, dy vite pas largimit nga klubi i tij stërvitor. Pas takimit mes Barcelona dhe Girona-s (0-0), Xavi ka reaguar ndaj kësaj pritshmërie të madhe të ngjallur nga Pulga në Katalonjë.

“Sa i përket Messit, po e shoh se gjeneron iluzione. Tifozë kanë brohoritur emrin e tij, por të shohim se çka do të ndodhë”, u shpreh trajneri i katalanasve, i cili nuk e ka fshehur dëshirën që të punojë me Messin në sezonin e ardhshëm.

Nëse largimi i tij nga PSG tani nuk është më në dyshim, shtatë herë Topi i Artë nuk e di ende identitetin e destinacionit të tij të ardhshëm. Barça do të bëjë gjithçka për ta riatdhesuar atë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco