I vjen anash… Champions-it, justifikohet Guardiola: Mos harroni, Michael Jordan fitoi 6 tituj në NBA dhe luajti… 16 sezone!

I vjen anash… Champions-it, justifikohet Guardiola: Mos harroni, Michael Jordan fitoi 6 tituj në NBA dhe luajti… 16 sezone!

12:56, 11/04/2023

Në prag të duelit që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Etihad”, Pep Guardiola ka dashur ta heqë presionin nga skuadra e tij për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve: “Jemi përpjekur, por ka ekipe që ju vendosen përballë dhe janë gjithashtu të fortë e duan të fitojnë”.

Trajneri katalanas reflektoi për njërin prej sportistëve më të mirë në histori dhe kohët kur arriti të fitonte me Chicago Bulls: “Michael Jordan fitoi 6 tituj të NBA. Sa sezone luajti? 16… Në sport humbet më shumë se fiton, e rëndësishme është të jesh në garë dhe të konkurrosh mirë”.

Kundërshtari në këto çerekfinale është i rregullt në këtë raund dhe kompeticion. Në fakt, Guardiola e di shumë mirë se çfarë potenciali ka ish-skuadra e tij: “Ne duam të përpiqemi ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Është një nder të jesh këtu, të luash kundër një klubi elitar si Bayern Munich, jam i lumtur. Megjithatë, kjo nuk merret si e mirëqenë, duhet ta meritosh duke luajtur mirë”.

Njohje të vjetra në Champions League. Në duelin e fundit mes tyre, Tuchel rrëmbeu mundësinë për ta ngritur në qiell “kupën veshëgjatë”, duke mposhtur Guardiolën dhe Manchester City në finale.

Për atë ndeshje kundër Chelsea, trajneri spanjoll shtoi: “E rishikova finalen një muaj më parë dhe nuk ishte aq e keqe sa mendoja. Ishte një ndeshje e ngushtë, siç kanë qenë gjithmonë kundër Chelsea në këto kohë”.

Guardiola synon të përsërisë një “heroizëm”, të cilin e ka arritur tashmë në të kaluarën me Barcelonën: “Ëndrra ime është të fitoj të gjithë titujt, por vetëm sepse do të provosh nuk do të thotë se do t’ia dalësh. Ne duam të provojmë gjatë gjithë kohës, por kjo nuk do të thotë se do të triumfojmë kudo”.

Me synimin për të vazhduar të thyej rekorde dhe, nga ana tjetër, gola në të gjithë Evropën. Kështu kthehet Haaand në Gjermani. Guardiola është i vetëdijshëm se për të fituar, ka nevojë për versionin më të mirë të bomberit norvegjez: “Ai erdhi për të na ndihmuar të fitojmë Champions League, por edhe ‘FA Cup’ dhe Premier League. Është e rëndësishme të kesh një lojtar që mund të shënojë gola nga askundi”.

Edhe pse, trajneri spanjoll kujton se problemi kryesor i të tijve në Evropë nuk ka qenë asnjëherë materializimi i rasteve: “Kundër Monaco shënuam gjashtë gola dhe ata na eliminuan. Kundër Tottenhamit shënuam katër gola dhe gjithashtu mbetëm jashtë. Ne gjithmonë shënojmë gola, në përgjithësi nuk është ky problemi ynë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco