I shënoi ish-klubit, Hila thumbon drejtuesit e Kukësit: Goli, për ata që më nxorën në rrugë

I shënoi ish-klubit, Hila thumbon drejtuesit e Kukësit: Goli, për ata që më nxorën në rrugë

11:12, 11/04/2023

Goli i Ardit Hilës ishte vërtet i veçantë për të, pasi me një rrjetë, realizoi tri synime të ndryshme. Shënoi golin e parë me Tiranën në kampionat, golin e parë në stadiumin e qytetit të tij dhe golin që i shijoi shumë për mënyrën se si u largua sezonin e fundit nga Kukësi. Në intervistën e dhënë lër “Panorama Sport” pas ndeshjes, mesfushori nuk e fshehu kënaqësinë që i realizoi ish-skuadrës së tij, por refuzon ta quajë një hakmarrje. Ai shpreson që me Tiranën të ruajnë vendin e parë, ndonëse përpara kanë edhe tetë finale për të luajtur. Hila shpreson te fitorja edhe me Egnatian këtë fundjavë.

Golin e parë të sezonit me Tiranën e shënoni në Elbasan. Si ndiheni?

Të them të drejtën jam shumë i lumtur, sepse është goli im i parë me Tiranën në kampionat. Më pas, është edhe goli im i parë në “Elbasan Arena”, të cilin e kam pritur me kohë, sepse Elbasani është qyteti im i  lindjes, ndaj jam i lumtur.

Keni një dedikim për këtë gol?

Goli më shumë shkon për ata që vitin e kaluar më përzunë dhe më nxorën në rrugë që në muajin mars, duke më lënë pa ekip dhe asgjë. Shpresoj ta dinë se çfarë kanë humbur.

Ishte një hakmarrje kjo juaja?

Jo, jo. Ne jemi në futboll dhe ajo që ka kaluar, ka kaluar dhe duhet të shohim përpara. Unë shoh përpara, pavarësisht situatave që kanë ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco