Trajneri i Benficës nuk i zë besë krizës së Interit: Champions është ndryshe nga Serie A

Trajneri i Benficës nuk i zë besë krizës së Interit: Champions është ndryshe nga Serie A

22:37, 10/04/2023

Roxher Shmid, trajneri i Benficës, përgatitet për një përballje shumë të ndezur ndaj Interit nesër në Ligën e Kampioneve.

Tekniku i skuadrës portugeze, duke folur për “Sky Sport”, ka theksuar se nuk beson se zikaltrit janë në krizë, ose të paktën se nuk do të shfaqen në një situatë të tillë në çerekfinalet e Champions.

“Liga e Kampioneve është diçka ndryshe, nuk besoj se rezultatet negative në ndeshjet e fundit vlejnë për diçka në këtë aspekt.

Të jesh në çerekfinale është një situatë shumë më e veçantë për të dy skuadrat. Duhet të presim një rivale shumë të përqendruar që beson te vetvetja dhe në këtë aspekt nuk besoj se rezultatet e të kaluarës do të kenë impakt.

Ne besojmë gjithmonë te qasja dhe mënyra jonë e lojës. Pastaj është normale që ndonjëherë do të humbasësh, mund të ndodhë. Por në këtë sezon nuk ka ndodhur shpesh.

Inzaghi? Luan një futboll fizik dhe ka shumë opsione, do të nevojitet Benfica më e mirë pasi Interi është në gjendje të shprehë një futboll të nivelit më të lartë. Interi është një skuadër që ka shumë eksperiencë, di të luajë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.

Zhao Mario? Është i vlefshëm për lojën dhe aftësitë taktike, për ne është një lojtar kyç”, tha trajneri i Benficës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco