Inzaghi respekton Benficën: Po ndeshemi me një skuadër që nuk njeh humbje në Champions

Inzaghi respekton Benficën: Po ndeshemi me një skuadër që nuk njeh humbje në Champions

21:18, 10/04/2023

Interi do të ndeshet në transfertë me Benficën, në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në konferencën për shtyp, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, ka besim se skuadra e tij do të arrijë një rezultat pozitiv dhe se kthesa do të vijë shumë shpejt.

“Po ndeshemi me një skuadër që nuk ka marrë asnjë humbje në Champions. Ata kanë shënuar 28 gola, përfshirë dhe 7 në fazën e kaluar kundër Bryzhit. Por ne jemi Interi dhe jemi përgatitur mirë. Si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Italisë kemi bërë tre ndeshje të mira, edhe pse nuk kemi marrë rezultate.

Në këto momente kemi probleme për të gjetur golin, gjë që nuk kishte ndodhur vitin e kaluar deri në janar. Ne duhet të punojmë më fortë dhe të besojmë te vetja jonë. E dimë që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por të gjithë së bashku mund të arrijmë kënaqësinë. Ne kemi si shënjestër që të vazhdojmë të luajmë në të gjitha kompeticionet.

Do të ketë momente që do të jemi ofensivë dhe momente që do jemi defensivë. Ne duhet të luajmë me mendje dhe me zemër. Nuk kam asnjë dyshim sa i përket zemrës, por dhe mendja është shumë e rëndësishme”, u shpreh Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco