'Interi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve'

'Interi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve'

20:36, 10/04/2023

Andre Onana ka reflektuar për sezonin e Interit në Ligën e Kampionëve deri tani dhe aspiratat e tyre për ta fituar atë dhe kaluar në çerekfinale, duke eliminuar Benfican.

Zikaltërit e siguruan një vend në vendin e tetë skuadrave më të mira në këtë garë pas fitores me vështirësi prej 1-0 kundër Portos në 1/8-ën e finales dhe tani ata do të luajnë kundër liderëve të Premeira Liga, Benfica, për një vend në gjysmëfinale.

Fitorja në këtë ndeshje do të përballë atë me fituesin e ndeshjes Milan-Napoli në gjysmëfinale, duke vazhduar kështu rrugën e tyre për në finale të Ligës së Kampionëve, një gjë që Interi nuk e ka arritur gjatë një dekade.

Duke folur për departamentin për media të UEFA-s, Onana fillimisht ka folur për atë si është ndier verën e kaluar kur ju bashkua Interit.

“Ishte mrekulli që të arrije në një qytet si Milan, i cili është i mahnitshëm. Njerëzit janë fantastik. Jam në një klub të madh dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Që në ditën e parë jam ndier si një fëmijë”.

Portieri 27 vjeçar nga Kameruni ka folur edhe për atë se si është ndier kur ata u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Handanovic na ka folur ne para ndeshje me Porto për të na motivuar dhe mendoj që ai tha se është gjëja e mirë që ne të tregojmë çfarë mund të bëjmë në fushë”.

“Pas ndeshje, ai ishte shumë i lumtur. Për ne, ishte fantastike, për shkak se kanë kaluar 12 vite prej që Interi ka arritur për herë të fundit në këtë fazë, kështu që ishte një gjë që duhet festuar”.

Onana ka kujtuar pritjen kryesore kundër Portos dhe kjo është arsyeja pse Interi nënshkroi me të.

“Ishte një pritje shumë e rëndësishme, ajo në fund me Porton, si për klubin dhe për mua. Kjo është arsyeja pse Interi me dëshironte mua, të luaj në atë mënyrë si bëj. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen time deri me tani, por para së gjithash jam këtu për ta kryer punën time”.

Në fund Onana ka folur për ambiciet e tij dhe Interit këtë sezon.

“Ne kemi arritur në çerekfinale dhe sipas meje mendoj që Interi, ky klub dhe futbollistët e ekipit mund të aspirojnë të fitojnë çdo gjë. Kështu që, ne do të përpiqemi që të bëjmë më të mirë që të fitojmë në sa më shumë ndeshje të mundshme”.

“Pavarësisht a arrimë apo jo në finale, ne do ta japim më të mirën. Ne do ta bëjmë më të mirën, edhe nëse nuk ia dalim, ne do të shkojmë në shtëpi me atë se kemi bërë gjithçka që kemi mundur, por që perënditë e futbollit nuk ishin në anën tonë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco