Ibra drejt lamtumirës, Milani i ofron rol të ri në klub

Ibra drejt lamtumirës, Milani i ofron rol të ri në klub

20:20, 10/04/2023

Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç do të thonë lamtumirë në fund të sezonit.

Lajmi i bujshëm vjen nga Franca dhe raportohet nga “Foot Mercato”, portal sipas të cilit klubi i Milanit ka vendosur të mos i rinovojë kontratën sulmuesit 41-vjeçar për shkak të dëmtimeve të shumta, i fundit në kofshë që është duke e mbajtur atë në infermieri në finalen e këtij sezoni.

Kështu Ibra do ta gjente veten në një udhëkryq: të vazhdonte aventurën e tij si futbollist diku tjetër ose të qëndronte në Milano me një rol menaxherial.

Pas 4 vitesh dhe 37 golave në 78 paraqitje, aventura e suedezit te Milani duket se po mbyllet.

Nga ana tjetër, mosha avancon për të gjithë dhe në datën 3 tetor do të mbushë 42 vjeç e koha është armiku i vetëm që as kampionët më të mëdhenj nuk mund ta mposhtin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco