Ajax triumfon mes ‘dhunës’, ‘gjigandët’ e Amsterdam shkojnë në finalen e Kupës së Hollandës

Ajax triumfon mes ‘dhunës’, ‘gjigandët’ e Amsterdam shkojnë në finalen e Kupës së Hollandës

22:49, 05/04/2023

Ajax ka triumfuar mes “flakëve” e “dhunës”, në arenën e “De Kuip” të Roterdamit, teksa kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1 me 2 ndaj rivalëve historikë të Feyenoord, duke kapur kështu finalen e Kupës së Hollandës, “KNVB Beker”.

Goli i parë i sfidës erdhi nga “fantazisti” i Ajax, Dusan Tadic, i cili “i vetëm” mposhti mbrojtjen e Feyenoord duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 14’-të. Pas serbit radhën e kishin vendasit për të barazuar shifrat në fundin e pjesës së parë, teksa në minutën 45+2’, meksikani Santiago Gimenez çoi topin në rrjetën e argjentinasit Rulli.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, pasi vetëm 6 minuta nga fillimi i pjesës së parë “fantazisti” i “gjigandëve” të Amsterdam dërgoi topin në rrejtën e vendasve, duke “tërbuar” aq shumë ultrasit e Feyenoord, saqë filluan të hidhnin sende të forta drejt lojtarit, ku i shkaktuan dhe një dëmtim në kokë.

Pas kësaj fitoreje, Ajax e gjen veten në finalen e Kupës së Hollandës, ku aty e presin rivalët historikë të PSV, në një “klasike” të vërtetë hollandeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco