Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

'Messi, Messi!' Tifozët e Barcelonës kërkojnë rikthimin e argjentinasit

'Messi, Messi!' Tifozët e Barcelonës kërkojnë rikthimin e argjentinasit

21:40, 05/04/2023

Teksa ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit po luhet aktualisht midis Barcelonës dhe Real Madrid ( katalanasit fituan 1-0 në ndeshjen e parë), është një mbrëmje festive në “Camp Nou” me rastin e El Clasico-s së pestë të sezonit. Në një stadium plot, tifozët katalanas vendosën të këndojnë në shenjë respekti për legjendën e tyre të gjallë Lionel Messi (35 vjeç).

Lojtari aktual i Paris Saint-Germain në fund të kontratës me francezët, është në “radarët” e blaugranëve për një rikthim të mundshëm në Katalonjë . Tifozët e Barcelonës brohoritën "Messi, Messi, Messi!" duke shpresuar se kjo dëshmi dashurie mund të ndikojë në rikthimin e tij në Camp Nou.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco