Masat drastike të Disiplinës, reagon Tërbuni: Vendime të turpshme, po sulmohemi padrejtësisht nga FSHF!

Masat drastike të Disiplinës, reagon Tërbuni: Vendime të turpshme, po sulmohemi padrejtësisht nga FSHF!

19:17, 05/04/2023

Komisioni i Disiplinës ndëshkoi KF Tërbunin duke e përjashtuar nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe duke e zbritur në Kategorinë e Dytë. 

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar vetë klubi. Përmes një postimi në Facebook, shkruhet se ky është një ulm haptaz që i bëhet ekipit nga federata e futbollit dhe se klubi do të apelojë çështjen deri në gjykatat më të larta sportive.

NJOFTIMI I PLOTË

Pasi mësuam vendimet absurde të komisionit të disiplinës të ndërmarra për ekipin tonë, Klub Futboll “TËRBUNI PUKË” reagon ndaj këtyre vendimeve të pa bazuara në fakte, të turpshme dhe të pa merituara. Kjo është një sulm haptaz që i bëhet ekipit tonë nga federata e futbollit. Klubi ynë do ta apelojë çështjen deri në gjykatat më të larta sportive.

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
2. Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco