Xavi i ‘frikësohet’ Realit: Ata janë mësuar me përmbysje

Xavi i ‘frikësohet’ Realit: Ata janë mësuar me përmbysje

13:46, 04/04/2023

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes ndaj Realit.

Real Madridi nesër udhëton në ‘Camp Nou’ në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Ndeshja e parë në ‘Santiago Bernabeu’ u mbyll 1-0 në favor të kalatanasve.

Lidhur me këtë takim ka komentuar trajneri i Barçës, duke thënë që te Reali janë mësuar me rikthime rezultatesh.

“Madridi mund të vijë nesër dhe ata mund të na mundin, ata janë mësuar me përmbysje", tha Xavi.

Kujtojmë që ndeshja Barcelona – Real Madrid zhvillohet nesër (e mërkurë), në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco