Casillas parashikon finalen e Ligës së Kampionëve për këtë vit

Casillas parashikon finalen e Ligës së Kampionëve për këtë vit

13:25, 04/04/2023

Legjenda spanjolle, Iker Casillas ka parashikuar se kush do të prekë finalen e këtij viti në Ligën e Kampionëve.

Edhe këtë edicion Liga e Kampionëve vazhdon të dhurojë spektakël.

Në çerekfinale na presin ndeshje tejet interesante, me takime Bayern Munich – Manchester City, Real Madrid – Chelsea, Napoli – Milan dhe Inter – Benfica.

Përpara ndeshjeve çerekfinale ish-portieri i Realit, Casillas ka parashikuar se kush do prekë finalen.

Legjenda spanjolle është i bindur se klubi i Ancelottit do të shkojë në finale më 10 qershor.

Rivali? Napoli i Spallettit. Këtë parashikim, Casillas e ka bërë gjatë një interviste për ‘DAZN’.

Kujtojmë që finalja e këtij kompeticioni zhvillohet në Stamboll, më 10 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco