Ylli i Fiorentinës u shtir si i dëmtuar që shoku i skuadrës së tij të prishte agjërimin

Ylli i Fiorentinës u shtir si i dëmtuar që shoku i skuadrës së tij të prishte agjërimin

11:32, 04/04/2023

Inter dhe Fiorentina janë përballur me njëra-tjetrën në kuadër të xhiros së 28-të të Serisë A italiane. 

Fiorentina, e cila fitoi me një gol të vetëm, lëvizja e Lucas Ranierit për shokun e tij të skuadrës mori duartrokitje të mëdha.

Gjatë kohës shtesë të lojës, Lucas Ranieri u shtir si i dëmtuar duke u shtrirë përtokë në mënyrë që shoku i tij i skuadrës Sofyan Amrabat të mund të prishte agjërimin. 

Ndërkohë Amrabati doli nga fusha dhe e prishi agjërimin.

Për lojtarët që agjërojnë në Angli dhe Holandë loja ndërpritet në momentin e iftarit.

Megjithatë, kjo praktikë nuk zbatohet në ligat e tjera të mëdha si Italia dhe Franca. 

Së fundi, reagimi i madh ka shkaktuar njoftimi se nuk do t'u jepet asnjë privilegj futbollistëve që agjërojnë në Francë, me një vendim të prerë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco