Kthehet nga dëmtimi si protagonist, Ardian Ismajli zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Serinë A

Kthehet nga dëmtimi si protagonist, Ardian Ismajli zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Serinë A

12:43, 04/04/2023

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, duket se ka lënë pas dëmtimin që pësoi në ndeshjen me Atalantën dhe u kthye si protagonist në ndeshjen kundër Lecces, që skuadra e tij e fitoi 1-0.

26-vjeçari u aktivizua për 90 minuta dhe ndihmoi skuadrën e tij për të mbajtur portën e paprekur dhe për këtë arsye u vlerësua dhe me notën 7,6.

Kjo gjë bëri të mundur që ta vendoste Ismajlin në formacionin më të mirë të javës në Serinë A, duke e bërë dhe të vetmin lojtar nga Empoli që arriti të ishte pjesë e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco