700 ndeshje si profesionist, Pedro po kalon një rini të dytë te Lazio

700 ndeshje si profesionist, Pedro po kalon një rini të dytë te Lazio

11:52, 04/04/2023

Pedro Rodrigues arrin në kuotën e 700 ndeshjeve si profesionist.

Një karrierë e gjatë dhe e lavdishme për spanjollin teksa 35-vjeçari (në korrik mbush 36) po përjeton një rini të dytë me klubin e Lazios në Serie A.

Ish-lojtari i Barcelonës u shpreh se ndjehet krenar që arriti 700 ndeshje si profesionist ndërsa theksoi se kërkon më shumë.

“Jam krenar, por tani dua më shumë. Gjatë karrierës sime kam mësuar se duhet të përmirësohem në mënyrë të vazhdueshme”.

Sulmuesi është shndërruar në një pikë referimi për bardhekaltërit e trajnerit Mauricio Sarri teksa objektivi i Pedro dhe Lazios është kualifikimi për në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Ishte pikërisht trajneri Sarri ai që insistoi për ta transferuar Pedron nga Roma në verën e vitit 2021.

Tekniku napoletan shpreh se Pedro është nga ata lojtarë që nuk të “lejnë në baltë”, ndërsa shtoi se ai në karrierën e tij ka qenë një futbollist i nënvlerësuar.

“PR7” siç kanë nisur ta quajnë në kryeqytetin italian deri më tani numëron 4 gola dhe 4 asist në 26 ndeshje për Lazion teksa në ndeshjet dhe momentet vendimtar ka qenë prezent sa herë është thërritur në apel.

Kontrata e tij me Lazion përfundon në fundin e këtij sezoni, por drejtori Igli Tare dhe presidenti Claudio Lotito nuk kanë ndërmend ta lejojnë të largohet.

Vetë Lotito u shpreh së fundmi se nuk mund ta lënë të largohet një fenomen si Pedro.

Nga ana tjetër, edhe lojtari veteran i ka shprehur dashurinë klubit duke theksuar se ndjehet shumë i lumtur te Lazio. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco