Legia fiton, Ernest Muçi jep asistin e gjashtë në kampionatin polak

Legia fiton, Ernest Muçi jep asistin e gjashtë në kampionatin polak

21:38, 01/04/2023

Ernest Muçi lë shenjë me një asist në fitoren 3-1 të Legias së Varshavës përballë Rakow, në javën e 26-të të elitës së futbollit polak, Ekstraklasa.

Dhe nuk ishte një fitore dosido, pasi erdhi ndaj skuadrës kryesuese e tashmë diferenca mes dy skuadrave ngushtohen në 6 pikë (61/56).

Në minutën e 15-të, Muçi shërbeu Pekhart për golin që zhbllokoi ndeshjen.

Augustyniak në të 30-tën i çoi shifrat në 2-0 ndërsa në minutën e 32-të ngushtoi në 2-1 diferencën Nowak.

Në pjesën e dytë, Legia shënoi golin e rezultatit përfundimtar 3-1 (Wszolek 63’).

Muçi në këtë sezon ka shënuar 3 gola në kampionat dhe ka dhënë gjashtë pasime për gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco