Franca ndalon ndërprerjen e ndeshjeve për lojtarët që agjërojnë

Franca ndalon ndërprerjen e ndeshjeve për lojtarët që agjërojnë

15:46, 01/04/2023

Federata Franceze e Futbollit ka ndaluar ndërprerjen e ndeshjeve të kampionatit kombëtar gjatë iftarit për të lejuar futbollistët e besimit islam të përfundojnë agjërimin e tyre të përditshëm dhe janë shpallur sanksione për ata që nuk e respektojnë.

Franca ka të paktën gjashtë milionë myslimanë, që është një e dhjeta e popullsisë, sipas studimit të fundit demografik nga Insee (Instituti Kombëtar për Statistikat dhe Studimet Ekonomike).

Historia e afërt e kombëtares franceze është e pasur me yje të besimit islam, që kanë ndihmuar Francën të arrijë majat më të larta, njerëz si Zidane e Benzema.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Federata Franceze e Futbollit është e gatshme të tregojë solidaritet apo të bëjë përjashtime, siç ndodhi në Angli ku ndeshjet në Premier League dhe ligat e ulëta ndërpriten për iftar.

"Sipas njohurive tona, disa ndeshje janë ndërprerë për të lejuar çeljen e argjerimit. Ndërprerje të tilla nuk janë në përputhje me statutet e Federatës. Federata dhe organet shoqëruese, të ngarkuara me një shërbim publik, duhet të mbrojnë themelet, vlerat e Republikës së Francës, për të parandaluar çdo diskriminim (...).Për këtë arsye, fjalimet politike, ideologjike, fetare, sindikale janë të ndaluara gjatë garave ose ngjarjeve sportive që lidhen me Federatën; çdo shenjë apo veshje shfaqja e përkatësisë politike, filozofike, fetare ose sindikaliste; çdo akt prozelitizmi, propagande dhe pacipësi", shpjegoi Federata Franceze e Futbollit.

Mosrespektimi i rregulloreve, kujton Federata, “na ekspozon ndaj procedimeve disiplinore dhe/ose penale, sepse stadiumi apo fusha e futbollit nuk janë vende shprehjeje politike apo fetare, por neutraliteti ku vlerat e sportit, propagandohet barazia, vëllazëria dhe paanshmëria”.

Dispozita është në përputhje me legjislacionin francez, i cili që nga viti 2004 ka zbatuar në mënyrë të përsëritur ndalimin e mbajtjes së simboleve fetare në shkolla, e më pas në vendet e institucioneve publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco