Superiore/ Luhet për titullin, Europën dhe mbijetesën, mësoni tre duelet e para të javës së 27-të

Superiore/ Luhet për titullin, Europën dhe mbijetesën, mësoni tre duelet e para të javës së 27-të

10:20, 01/04/2023

Pas pauzës së kombëtareve, Kategoria Superiore rikthehet ditën e sotme për të luajtur javën e saj të 27-të, ku në tre duelet e para luhet për gjithçka.

Në orën 15:00, Kukësi pret në shtëpi Egnatian. Duket se verilindorët e kanë lënë disi pas luftën për mbijetesë dhe tani sytë i kanë hedhur nga Europa. Nga ana tjetër, rrogozhinasit janë vetëm tre pikë larg rivalëve dhe fitorja duket si opsioni i vetëm për të ruajtur pozitat në vendin e tretë.

Po në këtë orë, Vllaznia do të presë në “Loro Boroçi” Bylisin. Shkodranët, tashmë nën drejtimin e Auron Milotit, duan që të lënë pas formën negative dhe të kthehen te fitorja në mënyrë që të mos i humbasin më shumë shpresat për titull. Nga ana tjetër, ballshiotët ndodhen në vendin e parafundit dhe luftojnë për të mbijetuar.

Në orën 18:00, Teuta pret Partizanin në “Niko Dovana”. Durrsakët ndodhen mes dy zjarreve, të cilët duan tre pikët për t’u larguar nga zona e ftohtë, por dhe gjithashtu për t’u afruar me Europën. Sa i përket “demave”, ata kërkojnë të ruajnë vendin e parë në renditje dhe gjithashtu të shpresojnë te një hap fals i Tiranës ditën e nesërme përballë Erzenit.

NDESHJET:

KUKËSI – EGNATIA 15:00 “KUKËS ARENA”

VLLAZNIA – BYLIS 15:00 “LORO BORIÇI”

TEUTA – PARTIZANI 18:00 “NIKO DOVANA”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco