Nagelsmann refuzon Tottenhamin, tekniku do të qëndrojë pushim deri në fund të sezonit

Nagelsmann refuzon Tottenhamin, tekniku do të qëndrojë pushim deri në fund të sezonit

21:58, 29/03/2023

Ndarja e Antonio Contes me Tottenhamin erdhi 2 ditë pas divorcit të Julian Nagelsmann me Bayernin e Mynihut. Mediat filluan të aludonim menjëherë se tekniku gjerman do të niste menjëherë punë në krye të pankinës së “gjelave” të Londrës.

Por ndërkohë nga Gjermania vijnë lajme se 36-vjeçari Nagelsmann ka vendosur që të mos pranojë asnjë ofertë në këto momente dhe të marrë kohën e duhur për të vlerësuar mundësitë që i ofrohen për vazhdimin e karrierës.

Tekniku synon që të rikthehet në krye të një skuadre sezonin e ardhshëm, duke pritur një projekt që të jetë në nivelin e ambicieve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco