U tha se kishte ndërruar jetë në një aksident me helikopter, reagon ish-trajneri i Realit: Jam më i gjallë se kurrë

U tha se kishte ndërruar jetë në një aksident me helikopter, reagon ish-trajneri i Realit: Jam më i gjallë se kurrë

13:04, 19/03/2023

Ish-trajneri i Real Madridit, Vanderlei Luxemburgo (70 vjeç) mohoi se kishte humbur jetën në një aksident me helikopter, pasi mediat braziliane publikuan lajmin që fillimisht i tronditi të gjithë.

Aksidenti ka ndodhur realisht dhe ka marrë jetën e katër personave, por ish-trajneri i Brazilit nuk ka pasur asnjë lidhje me atë ngjarje në asnjë moment.

“Po përhapen lajme të rreme se kam vdekur në një përplasje me helikopter. Është lajm i rremë. Unë jam këtu në Tocantins, në Palmas dhe aksidenti nuk ka lidhje me mua. Dua të sqaroj se lajmi është i rremë dhe jam më i gjallë se kurrë”, ka deklaruar Luxemburgo në një video në Instagram.

“Dua të shfrytëzoj rastin për të shprehur ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën në tragjedi”, shtoi ai.

Në karrierën e tij të pasur si trajner, Luxemburgo ishte pesë herë kampion i Brazilit, që është një rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco