Lajmi i fundit

Zv.Kryeministrja e Ramës, Belinda Balluku merret në pyetje nga SPAK/ Ja për çfarë dyshohet

Cikli i ri i Italisë, Mançini e nis me 30 lojtarë për dy ndeshje

Cikli i ri i Italisë, Mançini e nis me 30 lojtarë për dy ndeshje

23:09, 17/03/2023

Italia nis kualifikueset e Euro 2024 me dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Anglisë dhe Maltës, në një sfidë që mund të jetë përcaktuese në rrugëtimin drejt turneut ku të kaltrit do të tentojnë të ruajnë fronin.

Një rrugëtim të cilin Mançini e ka nisur me një listë me 30 emra të ftuar.

Në listë ka shumë emra të rinj, pasi Mançini ka bërë të qartë se do të kërkojë lojtarë ngado, meqë ekipet kryesore italiane kanë kthyer sytë nga të huajt dhe hapësirat për talentet e reja cilësore aktualisht janë të pakta.

Debutues në listë janë portieri i Leçes, Vladimir Falkone, mbrojtësi i Torinos, Alesandro Buonxhorno, si dhe sulmuesi i Klub Atletiko Tigre, Mateo Retegui.

LISTA

Portierë: Donaruma (PSG), Falkone (Leçe), Meret (Napoli), Provedel (Lacio);

Mbrojtës: Açerbi (Inter), Bonuçi (Juventus), Buonxhorno (Torino), Darmian (Inter), Di Lorenco (Napoli), Dimarko (Inter), Romanjoli (Lacio), Skalvini (Atalanta), Spinacola (Roma), Toloi (Atalanta);

Mesfushorë: Barela (Inter), Kristante (Roma), Fratesi (Sasuolo), Zhorzhinjo (Arsenal), Pelegrini (Roma), Pesina (Monza), Tonali (Milan), Verrati (PSG);

Sulmues: Berardi (Sasuolo), Kieza (Juventus), Njonto (Lids), Grifo (Fraiburg), Pafundi (Udineze), Politano (Napoli), Retegui (Klub Atletiko Tigre), Skamaka (Uest Hem).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco