Botërori i ri për Klubet/ Kualifikohet edhe River Plate, mbeten edhe 5 vende për t’u caktuar

Botërori i ri për Klubet/ Kualifikohet edhe River Plate, mbeten edhe 5 vende për t’u caktuar

14:32, 15/05/2024

Numri i skuadrave të kualifikuara në Botërorin e parë të FIFA-s për Klube me 32 skuadra, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, shkon në 27.

Në fakt, gjatë së martës u luajtën ndeshjet e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të “Copa Libertadores”.

River Plate, me fitoren e arritur ndaj paraguaianëve të Libertad, mori jo vetëm kualifikimin për në 1/8 finale, por edhe pikët e nevojshme për të hyrë në Botërorin e ri të Klubeve.

Prandaj, argjentinasit i shtohen listës së pjesëmarrësve tashmë të sigurt në kompeticionin e verës së ardhshme:

Skuadrat e kualifikuara

Afrika (4 nga 4)

Mamelodi Sundowns (Afrika e Jugut)

Esperance (Tunizi)

Al-Ahly (Egjipt)

Wydad Casablanca (Marok).

Evropa (12 nga 12)

Atlético Madrid (Spanjë)

Bayern Munich (Gjermani)

Benfica (Portugali)

Borussia Dortmund (Gjermani)

Chelsea (Angli)

Inter (Itali)

Juventus (Itali)

Manchester City (Angli)

Paris Saint-Germain (Francë)

Porto (Portugali)

Real Madrid (Spanjë)

Salzburg (Austri)

Amerika e Jugut (4 nga 6)

Flamengo (Brazil)

Fluminense (Brazil)

Palmeiras (Brazil)

River Plate (Argjentinë)

Amerika Veriore dhe Qendrore (3 nga 4)

Leon (Meksikë)

Monterrey (Meksikë)

Seattle Sounders (SHBA)

Azia (3 nga 4)

Al Hilal (Arabia Saudite)

Ulsan HD (Koreja e Jugut)

Urawa Red Diamonds (Japoni)

Oqeania (1 nga 1)

Auckland City.

Vendi i fundit do t’i caktohet një ekipi nga vendi organizator, në këtë rast SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco