Arteta uron Sportingun: Ishte një sfidë e vështirë, kishte raste kur nuk ishim në nivelin tonë

Arteta uron Sportingun: Ishte një sfidë e vështirë, kishte raste kur nuk ishim në nivelin tonë

09:22, 17/03/2023

 

Mikel Arteta, trajner i Arsenalit, ishte shumë i zhgënjyer  për eliminimin e skuadrës angleze nga Sportingu i Lisbonës, duke e ndërprerë në fazën e 1/8-ave rrugëtimin në Europa League. Spanjolli deklaroi se ekipi portugez e detyroi kryesuesin e Premier League-s të bënte një lojë që ishte jashtë planeve të tij.

Nuk fituam duele në hapësirat e duhura, nuk mundëm të krijonim mjaftueshëm situata të vështira në zonën e kundërshtarit. Ne vazhdimisht e dhuronim topin dhe kjo krijoi një ndeshje të hapur që Arsenali nuk donte ta luante.

Ishte një sfidë e vështirë, kishte raste kur nuk ishim në nivelin tonë. Nuk kishim mundësi ta komandonim ndeshjen, kishim mundësi ta zgjidhnim në kohën shtesë e më pas në penallti…”, shprehet me keqardhje Arteta, duke e kthyer tashmë vëmendjen te fitimi i Premier Legaue-s 19 vite pas suksesit të fundit.

“Do të duhet të analizojmë se çfarë nuk shkoi mirë dhe pse nuk ishim aq mirë. Duke parë përpara, duke uruar Sportingun, kemi 11 ndeshje finale. E radhës, me Crystal Palace, është një finale dhe do të duhet të jemi më mirë se në këtë ndeshje”, përfundoi Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco