Conference League/ Lazio jashtë Europës, kualifikohet West Ham dhe Nice

Conference League/ Lazio jashtë Europës, kualifikohet West Ham dhe Nice

22:56, 16/03/2023

 

Pas disfatës në Olimpico me rezultatin 1-2, Lazio bie edhe në transfertë ndaj holandezëve të AZ Alkmaar. Bardhekaltërit u mposhtën me të njëjtat shifra 2-1, teksa ishin të parët që kaluan në avantazh falë golit të Felipe Anderson.

Megjithatë, vendasit barazuan shpejt me Karlson ndërsa në fraksionin e dytë Pavlidis i dhuroi avantazhin dhe kualifikimin të tijve në çerekfinale. Kujtojmë se në këtë sfidë nuk ishte i grumbulluar Elseid Hysaj për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

Në ndeshjet e tjera, Nice nuk e vendosi në dyshim biletën për në çerekfinale teksa mposhti me rezultatin 3-1 Sheriff Tiraspol. Francezët kishin fituar 1-0 edhe ndeshjen e parë. Nga ana tjetër, West Ham ishte i pamëshirshëm në sfidën ndaj AEK Larnacas me anglezët që triumfuan me shifrat 4-0.

Ai që hapi llogaritë e ndeshjes ishte italiani Gianluca Scamacca ndërsa Bowen shënoi dy gola para se listës së golashënuesve t’i shtohej edhe Mubama. Kujtojmë se West Ham kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-0. Sakaq, surprizë ishte eliminimi i Villareal nga Anderlecht. Spanjollët u mposhtën në shtëpi me shifrat 0-1 ndërsa në Belgjikë sfida kishte përfunduar në barazim 1-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco