Klopp: Real Madrid e meritoi kualifikimin, nuk mund të vijmë këtu dhe...

Klopp: Real Madrid e meritoi kualifikimin, nuk mund të vijmë këtu dhe...

09:03, 16/03/2023

Jurgen Klopp, kishte premtuar se do të provonte edhe me 1% shans dhe e bëri. Por Liverpooli i tij kishte një mal përpara, të cilin nuk e ngjiti dot.

“Të ishte me rezultatin 5-2 në disavantazh nuk ishte diçka e shkëlqyer nëse do të kualifikohesh. Na duhej një paraqitje speciale dhe nuk arritëm dot ta bënim. Reali kishte shanset më të mira, Alisson bëri dy pritje shpëtimtare. U kualifikua skuadra që e meritoi dhe duhet ta pranojmë këtë. Kështu janë ndeshjet me eliminim direkt. Nuk është ajo që donim, por është ajo që morëm”, tha trajneri i Liverpoolit.

“Në ndeshje si këto vendosin momentet. Nëse do të kishim shënuar në pjesën e parë, do t’i kishim dhënë një shkëndijë. Por kjo mbetet hipotetike. Ata ishin skuadra më e mirë dhe u kualifikuan. Nëse do të kishim barazuar në shtëpi dhe do të kishim luajtur si sot, atëherë me shumë mundësi do të ishim eliminuar gjithashtu. Nuk mund të vijmë këtu dhe shpresojmë të fitojmë diçka. Na duhej një ndeshje speciale, por nuk ndodhi”, pëfundoi gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco