Deklarata shokuese e Ceferin: Njoha më shumë kriminelë për 2 vite në futboll sesa në 25 vite si avokat

Deklarata shokuese e Ceferin: Njoha më shumë kriminelë për 2 vite në futboll sesa në 25 vite si avokat

22:35, 15/03/2023

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka dhënë një intervistë shumë interesante për emisionin “Overlap” të Geri Nevill në “Sky”.

Një intervistë ku është bazuar më shumë te bëmat e Superligës së famshme dhe të tentativës së Real Madrid, Barcelonës dhe Juventusit për ta mbajtur gjallë atë.

“Kam folur shumë pak që atëherë me ta. Me Perez në finalen e Ligës së Kampioneve, me Laportën në finalen e Ligës së Kampioneve për femra. Ata janë në të drejtën e tyre që të sulmojnë piramidën e futbollit dhe ne që t’i injorojmë. Kur flas, flas për ta dhe jo për klubet që përfaqësojnë. Kanë një të kaluar që meriton respekt dhe shpresë që klubet të kenë një të ardhme që meriton respekt”, tha Ceferin, i cili zbuloi se që në momentet e para, klubet e Mançester Sitit dhe Çelsit kishin qenë ata që kishin dyshuar më shumë te projekti.

“Ishin të tunduar, më thanë që dëshironin të vazhdonin të ishin miq të UEFA-s. ‘Do jemi miqtë tuaj brenda organizatës’. Me aq sa di, mes anglezëve kishte dy pronarë klubesh shumë të përfshirë dhe për fat të keq edhe të Liverpulit. Dy të fundit që iu bashkuan listës ishin Çelsi dhe Mançester Siti. Kur atë natë mbërrita në Zvicër, mora një telefonatë nga një nga klubet angleze, nuk e them se cili, që më thoshte që t’i bashkohesha këtij projekti. Dola pak nga vetja dhe i thashë ‘Të shkojnë në ferr, që nesër janë armiqtë e mi, nuk dua t’u flas më’”, tha Çeferin i cili lëshoi më pas një batutë mbi botën e egër që rrethon futbollin.

“E kam thënë më shpesh që kam njohur më pak kriminelë në 25 vite si avokat penal se sa në dy vite në futboll”, tha duke qeshur ai. “Duhet të mbajmë futbollin sa më larg peshkaqenëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco