Parlamenti Evropan letër presidentit të UEFA-s: Përjashtoni Bjellorusinë nga Euro 2024!

Parlamenti Evropan letër presidentit të UEFA-s: Përjashtoni Bjellorusinë nga Euro 2024!

22:05, 15/03/2023

Anëtarët e Parlamentit Evropian i bënë thirrje UEFA-s që të ndalojë përfaqësuesen e Bjellorusisë të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.

Më shumë se 100 deputetë kanë nënshkruar letrën drejtuar presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin.

Ata janë të pakënaqur me faktin se kombëtarja e Bjellorusisë u shpëtoi sanksioneve, pavarësisht mbështetjes që ky vend i ka dhënë Rusisë në agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.

“Pjesëmarrja e ekipit kombëtar të Bjellorusisë në turneun e UEFA-s do të përdoret nga Alexander Lukashenko dhe propaganduesit e tij për të përmirësuar reputacionin e tij në komunitetin ndërkombëtar.

Kjo është ofenduese për banorët e Ukrainës dhe bjellorusët që u detyruan të largoheshin nga vendlindja e tyre”, thuhet në letër.

Kombëtarja e Bjellorusisë do të luajë në Grupin I të turneut kualifikues të Euro-2024.

Ndeshjet e para të skuadrës bjelloruse janë planifikuar të zhvillohen më 25 dhe 28 mars, përkatësisht kundër Zvicrës dhe Rumanisë. Bjellorusia i luan ndeshjet shtëpiake në Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco