Cristiano Ronaldo nuk heq dorë nga kombëtarja portugeze

Cristiano Ronaldo nuk heq dorë nga kombëtarja portugeze

21:10, 15/03/2023

Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Portugalisë edhe pas transferimit në Arabinë Saudite tek Al Nassr.

“The Athletic” siguron se, CR7, i cili më 5 shkurt festoi 38-vjetorin e lindjes, do të jetë në listën e përpiluar nga trajneri Roberto Martínez, e cila do të bëhet publike të premten e ardhshme, në orën 12:30.

Pavarësisht se tani luan në një ligë më pak të njohur, sulmuesi i Al Nassr, i cili ka regjistruar tetë gola dhe dy asistime në nëntë ndeshje për skuadrën saudite, do të jetë ndër të zgjedhurit e trajnerit spanjoll për fillimin e kualifikueseve për Euro-2024, me ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Luksemburgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco