Conference League/ Genti në çerekfinale, Januzaj shënon golin e nderit për Basaksehirin

Conference League/ Genti në çerekfinale, Januzaj shënon golin e nderit për Basaksehirin

20:49, 15/03/2023

Skuadre belge, Gent, siguron biletën për në çerekfinale të Conference League.

Në ndeshjet e kthimit në fushën e Basaksehirit, Genti fitoi thellë 1-4, edhe pse turqit konsideroheshin ndoshta favoritë, pasi në Belgjikë kishin barazuar 1-1.

Sfida u vendos, në fakt, brenda pjesës së parë, madje me një rekord, teksa futbollisti i skuadrës mike, Gift Emmanuel Orban, realizoi tre gola brenda pak minutave lojë (31’, 32’, 34’).

Një rast unik në këtë kompeticion të ri europian, kur një lojtar shënon në një hark kohor kaq të shkurtër.

Të shokuar nga pësimi i shpejtë i golave, Basaksehiri u ndëshkua edhe në të 37-tën nga Cuypers.

Gjatë pjesës së dytë, Genti u mjaftua me mbrojtjen e rezultatit dhe goli i Adnand Januzajt dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt nuk i vlejti për asgjë Basaksehirit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco