VIDEO/ Incidente të tmerrshme në Napoli, tifozët e Frankfurt djegin qytetin

VIDEO/ Incidente të tmerrshme në Napoli, tifozët e Frankfurt djegin qytetin

19:53, 15/03/2023

Skena kaosi në qendër të qytetit italian ku po zhvillohet sot ndeshja Napoli-Eintracht Frankfurt me tifozët gjermanë duke shkaktuar incidente të rënda.

Ajo që ndodhi në ndeshjen e parë tre javë më parë në Frankfurt, parashikoi se edhe kthimi në Napoli do të ishte i nxehtë dhe kjo ishte arsyeja që Ministria e Brendshme italiane shpalli një javë më parë ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e Eintracht . 

Megjithatë, klubi gjerman apeloi dhe gjykata e rrethit të Napolit e la në fuqi, kështu që 2700 tifozë të Eintracht udhëtuan drejt jugut italian nga mbrëmja e së martës dhe sot treguan disponimin e tyre.

Në orët e para të pasdites kanë bërë shëtitje në sheshet qendrore dhe në një moment ka ndodhur një shpërthim nga huliganë gjermanë që kanë sulmuar forcat e policisë, duke shkaktuar dëme në automjete dhe dyqane.


Shihet se ka një përplasje me napolitanët, ndërsa raportohet se tifozët e Yllit të Kuq duan të jenë në Napoli për t’u “bashkuar” me tifozët e “Partenopeit”, por gjermanët kanë edhe përforcime pasi janë në krah Ultrasit e Atalantës që janë armiq të betuar me napolitanët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco