Akuzat për blerje të arbitrave, Pique: Lojtarët njihen me gjyqtarët

Akuzat për blerje të arbitrave, Pique: Lojtarët njihen me gjyqtarët

19:50, 15/03/2023

 

Gerard Pique, ka dalë kundër akuzave se Barcelona është ndihmuar nga arbitrat gjatë periudhës 2001-2018.

Mbrojtësi deklaroi se të gjithë lojtarët i njohin arbitrat në Spanjë, ndërsa shtoi se katalanasit nuk janë ndihmuar, por ata kanë qenë skuadra më e mirë.

Ne ishim skuadra më e mirë dhe nuk na kanë ndihmuar në asnjë rast arbitrat. Të gjithë lojtarët njihen me arbitrat në Spanjë. Në ato vite po jetonim një periudhë të artë. Eshtë një rast që prokuroria po e heton dhe duhet të presim por unë nuk kam çfarë të them tjetër përveçse faktit që ishim më të mirët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco