Verrati i zhgënjyer nga klubi parisien, gjiganti italian kërkon të përfitojë

Verrati i zhgënjyer nga klubi parisien, gjiganti italian kërkon të përfitojë

18:19, 15/03/2023

Marrëdhënia e Marco Verrati me Paris Saint-Germain ka filluar të kriset në javët e fundit. Kampioni i Europës me Italinë, duket se është pranë një lamtumire me parisienët pas 11 vitesh në Francë.

Sipas “Calciomercato”, 30-vjeçari është i zhgënjyer nga kritikat e marra ndaj tifozëve të PSG pas gabimit në sfidën me Bayern Munchen që i kushtoi golin ekipit të tij.

Për këtë situatë, Juventusi kërkon të përfitojë duke rrëmbyer mesfushorin në fund të sezonit. Rikujtojmë se klubi bardhezi ka disa sezone në gjurmët e Marco Verratit dhe tashmë mund të jetë momenti i duhur për të transferuar atë në Torino

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco