Ish-futbollisti i Kombëtares Ruse bëhet pjesë e batalionit të ultrasve në luftën e Ukrainës

Ish-futbollisti i Kombëtares Ruse bëhet pjesë e batalionit të ultrasve në luftën e Ukrainës

17:58, 15/03/2023

Nga fushat e blerta në vijën e parë të frontit të luftës. Andrey Solomatin, ish-futbollist i Kombëtares së Rusisë dhe ai është bashkuar me një divizion të përbërë kryesisht nga ekstremistë të fraksioneve ultras, të cilët luftojnë në Ukrainë.

Brigada me të cilën ai është bashkuar quhet “Espanyola” dhe ka marrë një status special pas një vendimi të posaçëm të presidentit Vladimir Putin.

Bëhet fjalë për një grupim të veçuar dhe aspak të lidhur me praktikat ushtarake normale, i cili vepron pa dhënë llogari në shtabin e përgjithshëm.

Image

Sipas mediave, ky është një divizion që përdor praktika të palejuara dhe agresive, por pa përcaktuar me saktësi se për çfarë bëhet fjalë.

47-vjeçari Solomatin dhe ai ka luajtur për skuadrat moskovite të Lokomotivës dhe CSKA. Batalioni i ultrasve përbëhet nga 550 persona ndërsa në të bëjnë pjesë ekstremistë nga CSKA, Zenit, Spartak, Torpedo dhe Lokomotiva.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco