Redon Xhixha shënon golin e parë me Qarabagun

Redon Xhixha shënon golin e parë me Qarabagun

17:49, 15/03/2023

Xhixha gjen golin e parë në Azerbajxhan. Sulmuesi i transferuar te Qarabag në muajin janar, ka shënuar golin e 6-të në fitoren tenistike 0-6 të skuadrës së tij, në transfertën ndaj Sumqayit.

Redon Xhixha e nisi takimin nga stoli dhe zbriti në fushë në një kohë kur llogaritë e ndeshjes ishin vendosur tashmë, megjithatë me idetë e qarta për të gjetur golin e tij të parë me klubin azer.

Kështu në minutën e 85-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, sulmuesit i erdhi topi shumë pranë vijës fatale, por gjuajti keq me kokë dhe e dërgoi mbi traversë.

Megjithatë një minutë më vonë, Xhixha iu vodh mbulimit të mbrojtjes në shtyllën e parë dhe shtyu në rrjetë një pasim të ardhur nga e majta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco