Lajmi i fundit

VIDEO/ Dosja ‘5D’, inceneratorët, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Teuta 1000 ndeshje nën drejtimin e Hasanbelliut, 6 Kupa nën drejtimin e 23 trajnerëve të ndryshëm

Teuta 1000 ndeshje nën drejtimin e Hasanbelliut, 6 Kupa nën drejtimin e 23 trajnerëve të ndryshëm

20:32, 14/03/2023

Me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, ku Teuta festoi kualifikimin për në gjysmëfinale pavarësisht disfatës 2-1 me Kukësin, presidentit të durrsakëve, Edmond Hasanbelliut iu mbushën plot 1000 ndeshje në krye të klubit.

Hasanbelliu e ka marrë drejtimin e klubit të Teutës në janarin e vitit 1999 teksa vlen të theksohet se bilanci është pozitiv me 425 fitore, 248 barazime dhe 327 humbje. Në këto vite në krye të presidencës durrsake, Hasanbelliu ka festuar edhe gjashtë Kupa, ku sigurisht spikat trofeu i Kategorisë Superiore në sezonin 2020-2021.

Ndërkohë, që trofetë vijojnë me 3 Kupa të Shqipërisë si dhe dy Superkupa. Nga ana tjetër, në këto vite, Teuta ia ka dalë të kualifikohet në Europë në 12 raste ndërsa gjatë periudhës së drejtimit të Hasanbelliut, klubi ka ndryshuar 23 trajnerë. Janë disa emra prestigjiozë që kanë drejtuar ekipin durrsak ndërsa spikat Hasan Lika i cili e ka drejtuar ekipin në shtatë periudha të ndryshme.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco