Kartoni i dytë i kuq në pak javë, Casemiro nuk i mbajti dot lotët në fushën e lojës

Kartoni i dytë i kuq në pak javë, Casemiro nuk i mbajti dot lotët në fushën e lojës

21:23, 12/03/2023

Mesfushori brazilian casemiro, ishte protagonist negativ në barazimin e sotëm të Manchester United ndaj Southampton.

Futbollisti u ndëshkua me karton të kuq pas monitorimit të VAR, i dyti në pak javë te klubi i Manchester United, ndërsa më parë në karrierë ishte ndëshkuar rrallëherë me të tillë.

Një ndëshkim për atë që u cilësua si sjellje e dhunshme, sepse gjyqtari ndryshoi të verdhin me të kuq pasi pa pamjet në VAR.

Sipas rregulloreve të kampionatit anglez, kjo do të thotë se ai do të pezullohet automatikisht për 4 ndeshjet e ardhshme.

Lojtari e përjetoi shumë keq, pasi nuk mbajti dot lotët në fushën e lojës kur iu komunikua vendimi nga gjyqtari.

Ai u ngushëllua nga bashkëkombësi i tij, Antoni, por u largua gjithsesi i dëshpëruar nga fusha e lojës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco