Spanjë/ Villarreali ndan pikët me Betisin

Spanjë/ Villarreali ndan pikët me Betisin

21:00, 12/03/2023

Villarreali nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi përballë Betisit (1-1), në sfidën e vlefshme për javën e 25të në La Liga.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 38-të të pjesës së parë me Borja Iglesisas.

Spanjolli përfitoi maksimalisht nga një gafë e portierit Reina dhe e kishte mjaftë të lehtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

Megjithatë të zotët e shtëpisë reaguan dhe barazuan rezultatin me Yeremy Pino në fraksionin e dytë.

Spanjolli realizoi një gol mjaftë të bukur, pas kombinimit me Ramon Terrats.

Të zotët e shtëpisë u hodhën në sulm për të shënuar edhe të dytin, por pa sukses.

Në disa momente lojtarët e Villareal shpërdoruan disa aksione të mira dhe në fund nuk ndryshoi asgjë.

Pas këtij barazimi Villarreal mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Betis në vendin e pestë me 42 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco