Ekipet shqiptare në Maqedoni/ Struga kryesuese ngec në shtëpi, festojnë Shkupi dhe Shkëndija

Ekipet shqiptare në Maqedoni/ Struga kryesuese ngec në shtëpi, festojnë Shkupi dhe Shkëndija

18:28, 12/03/2023

Struga ngec në shtëpi në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe sheh t’i afrohen Shkupi dhe Shkëndija.

Skuadra e Shpëtim Duros e mbylli në barazim 0-0 takimin ndaj Makedonija GP.

43 pikë numëron Struga pas javës së 21-të, dy më shumë se kampionët e Shkupit.

Kryeqytetasit triumfuan 3-1 përballë Rabotnickit, takim ku katër golat u realizuan në pjesën e parë.

Feston edhe Shkëndija. Kuqezinjtë e Tetovës fituan 2-1 përballë Akademija Pandev.

Eraldo Çinari shënoi golat e fitores në fraksionin e parë të takimit.

Shkëndija regjistroi suksesin e dytë radhazi shtëpiak dhe është futur në garën për titullin, pasi ndodhet pesë pikë larg Strugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco