Arsenali hedh një tjetër hap drejt titullit në Premier League

Arsenali hedh një tjetër hap drejt titullit në Premier League

17:03, 12/03/2023

Arsenali vazhdon të marshojë drejt titullit. Skuadra e Mikel Artetës triumfoi 0-3 në derbin e Londrës përballë Fulhamit.

Gjithçka u zgjidh në 45 minutat e para. VAR-i anuloi golin e Gabriel Martinellit, por Arsenali nuk u ndal.

Fantastik Leandro Trossard, i cili dhuroi tri asiste për Gabriel, Martinellin dhe kapitenin Odegaard.

Belgu u fut në historinë e Premier League si futbollisti i vetëm që dhuron tri asiste brenda një pjese loje.

Në pjesën e dytë u fut në fushë edhe Gabriel Jesus, i cili ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë.

Fitorja e sotme e rikthen në 5 pikë diferencën mes Arsenalit kryesues dhe Manchester Cityt.

Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Southampton në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 34’, moment kur Casemiro u ndëshkua me karton të kuq.

Pika i shërbeu më shumë “Shenjtorëve”, që po garojnë për objektivin mbijetesë.

Pa fitues u mbyll edhe West Ham-Aston Villa (1-1). Dy golat u realizuan në pjesën e parë.

Ollie Watkins kaloi në avantazh skuadrën e Unai Emery, por vendasit evituan humbjen falë golit të Mohamed Said Benrahma.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco