Italianët për ish-lojtarin e Partizanit: Sakrifikon veten, është lideri i skuadrës

Italianët për ish-lojtarin e Partizanit: Sakrifikon veten, është lideri i skuadrës

14:53, 12/03/2023

Amir Rrahmani (29) ishte shënuesi i golit të dytë për Napolin, i cili mundi 2-0 Atalantën në xhiron e 26-të të Serisë A dhe bëri një tjetër hap të madh drejt titullit kampion. Ky ishte goli i dytë sezonal për ish-lojtarin e Partizanit dhe kapitenin e Kosovës dhe mediat italiane e vlerësuan performancën e tij.

"Napoli ngriti një mur. Rrahmani u tregua lider i Napolit së bashku me Kim. Ndaloi sulmet e Atalantës dhe shënoi golin që vulosi sfidën. Sakrifikohet në maksimum dhe bën detyrën kundër kundërshtarëve kur duhet", shkruan “TMW”. “Me golin ai mori famën që meritonte”, thekson Corriere dello Sport. “Ai ngriti murin dhe u gëzua me golin”, sipas Tuttosport.

Napoli ka paguar 14 milionë euro për Rrahmanin

Rrahmani ishte pjesë e Partizanit për dy sezone (2013-2015) para se të kalonte tek Spliti (2015-2016). Më pas ai iu bashkua Dinamos në vitin 2016 dhe krahas huazimeve te Lokomotiva, Rrahmani ishte në Dinamo deri në vitin 2019 kur u shit te Verona për 2.1 milionë euro. Transferimin e karrierës e bëri në vitin 2020 kur iu bashkua Napolit, i cili pagoi 14 milionë euro për kartonin e tij.

Në total, Rrahmani ka luajtur 84 ndeshje për Napolin dhe shënoi shtatë gola. Skuadra napolitane, trajner i së cilës është Luciano Spalletti, ka 68 pikë, 18 më shumë se Interi i dytë, ndërsa Lazio i tretë është në -19.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco