Messi i kërkon PSG-së 40 milionë euro në sezon dhe një pozicion të garantuar si titullar

Messi i kërkon PSG-së 40 milionë euro në sezon dhe një pozicion të garantuar si titullar

14:31, 12/03/2023

Futbollisti argjentinas Lionel Messi (35) ka dy kushte nëse PSG dëshiron që një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të nënshkruajë një kontratë të re, sipas mediave franceze.

Konkretisht, kontrata aktuale e Messit me klubin nga Parisi skadon më 30 qershor dhe drejtuesit e PSG-së tashmë kanë filluar nga puna vijimin e bashkëpunimit me argjentinasin.

"Nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Messi preferon ofertën e PSG-së, por vendos dy kushte të qarta për vazhdimin e kontratës. Messi kërkon një pagë prej 40 milionë euro në sezon dhe kërkon një garanci se ai do të jetë gjithmonë titullar, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i klubit. Argjentinasi dëshiron të qëndrojë në formë sepse planifikon të luajë në Copa America vitin e ardhshëm", shkruajnë francezët.

Messi ka të drejtë të negociojë edhe me klube të tjera, por gazetari argjentinas Cezar Luis Merlo deklaron se bashkëkombasi i tij dëshiron të qëndrojë te PSG.

“Pozicioni i Messit nuk ka ndryshuar deri më sot, synimet e tij janë të qëndrojë te PSG. Janë caktuar takime për rinovimin e kontratës që skadon më 30 qershor, për të përpunuar disa detaje”, ka deklaruar ai.

Merlo shtoi se për momentin nuk po shqyrtojnë ndonjë destinacion tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco