Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bundesliga/ Dopieta e Berishës nuk mjafton, Bayern shkëputet i vetëm në krye

Bundesliga/ Dopieta e Berishës nuk mjafton, Bayern shkëputet i vetëm në krye

17:36, 11/03/2023

Bayerni i Mynihut triumfon me rezultatin e thellë 5-3 ndaj Augsburgut dhe shkëputet i vetëm në krye të renditjes, në pritje të derbit të Ruhrit mes Schalkes dhe Dortmundit.

Në “Allianz Arena” festivali i golave nisi nga këmbët e shqiptarit Mërgim Berisha, që mposhti Sommerin që në minutën e dytë, megjithatë ky ishte vetëm një iluzion për Augsburgun.

Kjo pasi bavarezët reaguan shpejt dhe shënuan golin e barazimit me Cancelon, ndërsa më pas ishte Benjamin Pavard që shënoi dy herë, para se Sane të çonte shifrat në 4-1, në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën Berisha shënoi sërish, këtë herë me penallti, ndërsa Anthony Davies shënoi të pestin për bavarezët dhe në shtesë, Cardona shënoi edhe të tretin për Augsburgun.

Në sfidat e tjera, Leipzigu  triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Borussia Monchengladbach, ndërkohë, Eintracht Frankfurt nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 me Stuttgart, ndërsa i njëjti rezultat u vendos edhe në përballjen Hertha Berlin-Mainz.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco