Ish-sulmuesi i Kombëtares konfirmon detyrën përkrah Silvinjos: Ai ka mbajtur shënimet e tij

Ish-sulmuesi i Kombëtares konfirmon detyrën përkrah Silvinjos: Ai ka mbajtur shënimet e tij

17:11, 11/03/2023

Hamdi Salihi do të jetë pjesë e stafit të kombëtares shqiptare të futbollit. Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-sulmuesi i njohur, i cili do të vazhdojë të mbajë detyrën që kishte edhe në periudhën kur ekipi drejtohej nga Edi Reja.

Ndonëse Silvinjo solli me vete dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva, duket se edhe ish-sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit, siç tregoi ai sot, duke zbuluar se paralelisht me Kombëtaren A, do të ishte vëzhgues edhe për kombëtaret e moshave.

“Unë do të vazhdoj të jem pjesë e kombëtares shqiptare dhe meqë kemi ndeshjen kualifikuese me Poloninë, erdha pak më herët meqë erdhi trajneri i ri. Të vazhdojmë punë pak më herët për ndeshjen, edhe pse trajneri ka kohë që ka vazhduar punën, për ndeshjen do të fillojë të hënën dhe do të jem pjesë e stafit

Ne pjesën e sugjerimit, lojtarëve në vëzhgim, e kemi bërë që në fillim, pastaj trajneri i ka vëzhguar vetë dhe ka marrë shënimet e veta. Ne edhe pse jemi të stafit të kombëtares, mundohemi të shohim të vëzhgojmë e sugjerojmë edhe për kombëtaret e tjera dhe jemi në vazhdimësi për këtë detyrë”, tha Salihi për “Oversport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco